10.10.2017

Memorandum Bashkëpunimi

Qendra për Këshillim në Karrierë e përfaqësuar nga z. Ridvan Islami nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Ciao Berto” e përfaqësuar nga z. Bashkim Krasniqi që t’iu mundësoi punë praktike me mundësi punësimi për 20 nxënës të cilët kanë diplomuar në shkollat profesionale në komunën e Prishtinës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që përmes bashkëpunimit me sektorin privat të krijojë mundësi për nxënësit e shkollave të mesme profesionale të cilët dalin në tregun e punës që ti aplikojnë njohuritë e tyre teorike në një ambient pune, njëkohësisht të përfitojë sektori privat duke iu ofruar mundësinë e testimit dhe rekrutimit të fuqisë së re punëtore.