Trajnimet

Nga trajnimet që ofrohen nga Qendra, ju do të mësoni:

  • si të shkruani një CV dhe letër motivuese;
  • si të silleni në intervistë, cilat janë format e duhura të përgjigjeve në pyetjet e zakonshme gjatë intervistimit;
  • cilat janë rregullat e sjelljes në çdo organizatë, rëndësia e respektimit të tyre, si dhe njohja dhe përshtatja me kulturën e kompanisë;
  • Si të kërkoni informacion për vendet e lira të punës dhe punëve që i përshtaten shkollimit dhe aftësive tuaja;
  • Si të bëni planifikimin dhe zhvillimin e karrierës.