Për të arritur deri te angazhimi në punën praktike, me mundësi punësimi, Qendra ndihmon nxënësit përmes:

  • informimit dhe asistimit në gjetjen e Internshipit dhe punës tek kompanitë
  • lehtësimit të kontaktit në mes të kompanisë dhe studentit, në mënyrë që të gjejë punë praktike, me mundësi punësimi
  • organizimit të panaireve dhe ngjarjeve që kanë për qëllim promovimin dhe realizimin e punës praktike, me mundësi punësimi

Përfitimet nga realizimi i punës praktike:

  • Mundësi që ta konfirmosh interesin në fushën/karrierën e caktuar, para se të obligohesh për ndonjë angazhim të vazhdueshëm
  • Zhvilloni shkathtësi për zbatimin e teorisë në praktikë
  • Zhvilloni shkathtësi dhe teknika që mund të aplikohen në karrierën tuaj
  • Përshtatje më e lehtë në ambientin e punës
  • Mundësi për krijimin e përvojës së punës
  • Kontakte profesionale dhe rekomandime, me çka do të rriten gjasat për punësim në të ardhmen
  • Njohuri të detajuara të aktiviteteve formale, funksionale të kompanive
  • Nivel më të lartë të zhvillimit akademik, karrierës ose zhvillimit personal
  • Njohje të talentit tuaj dhe ofrimi i një vendi të punës nga kompania
  • Mundësia e marrjes së një page, e cila do të mbulonte shpenzimet elementare, si ato të transportit dhe ushqimit (kjo varet drejtpërdrejt nga vendimi i kompanisë)
  • Njohje me ambientin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset.