Këshillim në Karrierë

Qendra për Këshillim në Karrierë ka për synim orientimin e të rinjve në karrierë, duke u ndihmuar në zhvillimin e shkathtësive personale, të kërkuara nga bizneset apo institucionet, si dhe në gjetjen e punës praktike (Internshipit) me mundësi punësimi.

Për t’i arritur këto qëllime, Qendra ofron këto shërbime:

Këshillim dhe orientim në karrierë

Qendra do t’u ndihmojë që t’i njihni interesat dhe prirjet tuaja, përmes testeve të orientimit në karrierë, në mënyrë që të mund të zgjidhni rrugën e duhur profesionale. Kjo do të bëhet në formë të:

  • këshillimeve individuale dhe grupore për orientim në karrierë
  • informimit të përgjithshëm mbi profilet që ofrojnë shkollat profesionale
  • zhvillimit të shkathtësive profesionale që mund t’i fitoni gjatë shkollimit dhe
  • informimit për kërkesat e tregut për profesione të caktuara