Qendra për Këshillim në Karrierë, e cila vepron në kuadër të Komunës së Prishtinës, ka për qëllim t’i ndihmojë kompanitë, që në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë të gjejnë praktikantë dhe punëtorë të kualifikuar, të cilët do të jenë të përshtatshëm për t’i përmbushur kriteret e tyre.

Bashkëpunimi me QKK-në ju mundëson:

  • qasje të shpejtë dhe efektive në gjetjen e praktikantëve dhe fuqisë punëtore
  • ofrim të kandidatëve, të cilët kanë njohuri dhe shkathtësi që përputhen me kërkesat e kompanisë
  • qasje të kandidatëve, të cilët kanë kryer punë praktike dhe janë lehtë të adaptuar në ambientin e punës
  • ofrim të kandidatëve, të cilët kanë potencial dhe talent për të qenë të suksesshëm në profesion e tyre
  • kandidatë të cilët zotërojnë shkathtësi të larta të komunikimit, organizimit, bashkëpunimit, punës ekipore dhe sjellje të duhura për t’u përshtatur meambientin e punës
  • fuqi punëtore të lirë, me mundësi të identifikimit të talenteve të reja, pa risk dhe kosto të lartë
  • kandidatë të cilët mund të sjellin koncepte dhe ide të reja për biznesin.